Del emri i Ramës në Panama, pas pak ditësh kryeministri do të japë dorëheqjen


Skandali botëror i Panamasë pritet të nxjerrë edhe emrin e Kryeministrit Edi Rama në mesin e 11.5 milionë dokumenteve të zbuluara nga gazetarët.

Gazeta ‘Rilindja Demokratike’, shkruan se në mesin e emrave të përfshirë nga Shqipëria në krye të listës qëndron Edi Rama. Gjithashtu se bashkë me Kryeministrin janë edhe emrat e 33 zyrtarëve të tjerë, të përfshirë në këtë skandal botëror.

Këto emra pritet që të bëhen publikë ditët në vijim, si pjesë e dokumenteve për Ballkanin që disponon Projekti për Raportimin mbi Krimin e Organizuar dhe Korrupsionin. Dokumentet e rrjedhura të Panamasë do të tregojë mënyrën se si Edi Rama ka fshehur paratë dhe ka bërë korrupsion me lejet e ndërtimit gjatë periudhës që ka qenë kryetar i Bashkisë së Tiranës si dhe aferave të tjera e koncesioneve gjatë këtyre tre vite që është në krye të Qeverisë Shqiptare.

Mbetet për të parë ditët në vijim nëse emri i Kryeministrit Edi Rama dhe i 33 zyrtarëve të tjerë është i përfshirë në skandalin e Panamasë në kompaninë offshore. Nëse kjo rezulton e vërtetë, ‘Rilindja Demokratike’ shkruan se Edi Rama do të japë dorëheqjen si Kryeministër i vendit.
rama2-800x445