Del Bosque flet për finalen Madrid – Barcelona

Për ndeshjen Real Madridit dhe Barcelonës, që do të zhvillohet të mërkurën mbrëm, ka folur Vicente Del Bosque për finalen e Copa del Rey.

Trajneri spanjoll shpreson në një ndeshje të madhe, por pa konflikte. “Do më pëlqente ta shoh një ndeshje të mirë futbolli, por pa konflikte të tepërta”, deklaroi fillimisht selektori i Spanjës.

“Lojtarët duhet të mendojnë se Botërori është në prag. Të luftojnë për klubet e tyre, por ta mbajnë një sjellje të mirë njëri me tjetrin”, përfundoi ai.

Viteve të fundit, armiqësia ndërmjet futbollistëve të Realit dhe atyre të Barçës është shtuar dhe ata shpesh grinden gjatë lojës.