Dëgjoni shqiptaren që ka tronditur filharmoninë dhe skenën muzikore gjermane (Video)

step5

Se shqiptarët gjithmonë kanë qenë të prirur për muzikë, kjo s’ka dyshime, por sukseset po bëhen gjithnjë e më globale.

Një prej tyre është edhe këngëtarja Shemsi Kamaj, e cila me zërin e saj unik arriti që të jetë një prej akteve kryesore në filharmoninë gjermane, në Essen.

Ajo interpertoi këngë moderne italiane në disa xhirime që janë shfaqur në YouTube.

Pos tjerash, vlen të përmendet se ajo ka qenë në VIVA dhe në MTV Europe në vitin 1999 me videoklipet e saj, duke u bërë këngëtarja e parë shqiptare me një sukses të tillë, transmeton Telegrafi.

Eshtë ende e çuditshme se si një zë i tillë nuk u bë i njohur në trevat tona, pasi që ajo duket po ashtu mjaft bukur dhe ka lënë gjurmë edhe në disa emisione gjermane. /Telegrafi/