Dëgjojeni Perezin: Ronaldo është më i mirë se Messi


Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez mendon se ylli Cristiano Ronaldo është lojtari më i mirë në botë, ndërsa ka paralajmëruar kundërshtarët se sulmuesi portugez do të përmirësohet edhe më shumë.
28 vjeçari dhe klubi madrilen janë duke e shqyrtuar vazhdimin e kontratës, ndërsa spekulohet se ish futbollisti i Sporting Lisbonës mund të rikthehet në Angli, tek Manchester United.
Mirëpo, kreu i ‘Los Blancos’ insiston se Ronaldo do të pensionohet në Santiago Bernabeu, pasi klubi madrilen e konsideron atë shumë të rëndësishëm dhe se nuk dëshiron të heq dorë nga ai.
“Ai është fytyra e ekipit dhe lojtari më i mirë në borë, më i mirë se Messi. Ai do na japë më shumë gëzime, pasi ka talent, ambicie dhe entuziazëm. Ai e ka arritur marrëdhënien perfekte me tifozët. Ne ende do ta shohim më të mirën nga ai. Ai mund të bëhet lojtari më i mirë i të gjitha kohëve”, theksoi Perez për Gol Caracol. /LajmeOnline/