Debutim ‘shokues’, i humb dy penallti (Video)

Përforcimi më i ri i Interit, Ishak Belfodil ka pasur një debutim ‘shokues’. Sulmuesi i ri i Nerazzurrëve i ka humbur dy penallti qysh në ndeshjen e parë me klubin italian, në ndeshjen miqësore ndaj përfaqësueses së Trentinos.
Njërën penallti të sulmuesit francezo-algjerian e priti portieri kundërshtar, kurse në të dytën ai e qëlloi shtyllën.
Sa për informatë, golat për Interin i shënuan Palacio, Capello dhe Alvarez. Ky i fundit ishte njeriu i ndeshjes, pasi krahas golit, i cili i nxori të dyja penalltitë. /LajmeOnline/