Debat; Shpendi “Je dyfytyrësh”;- Marselini “Jo, jam me 5 fytyra

thumb (6)

Në oborr dalin edhe banorë të tjerë, por Marselini vazhdon të flasë për sjelljen e tij kundrejt banorëve. Përveç Elonës ai tashmë debaton edhe me Shpendin sepse ky i fundit në debat e sipër me Marselinin, ka thënë se për të ka shumë persona që nuk kanë më respekt për Marselinin. Marselini i thotë se në këtë moment ai foli në emër të të tjerëve.

Debati bëhet i ashpër ku Marselini këmbëngul duke thënë se ai nuk e respekton Shpendin dhe disa banorë të tjerë në shtëpi për faktin se4 nuk ka të njëjtat mendime dhe karakter me ta. Shpendi i përgjigjet duke i thënë “ti s’ke respekt sepse je njeri dyfytyrësh, ti bën lojë të pistë” dhe më pas shton “ti s’mund të flasësh për karakterin tim se ti nuk njeh karakterin tënd”. Ai e quan Marselinin njeri pa karakter për faktin se Marselini pas debateve të ashpra që ka pasur me disa banorë ku edhe e kanë ofenduar, është shtirur sikur nuk ka ndodhur asgjë”.

Marselini i përgjigjet Shpendit duke i thënë “e ke gabim unë jam me pesë fytyra, jo me dy”. Në këtë moment ndërhyn edhe Etleva e cila i del në krah Shpendit dhe i thotë Marselinit se ai e ka humbur respektin e saj. Marselini u thotë banorëve se gjithçka e bën për hir të lojës dhe fakti që ka debatuar me shumicën e banorëve është pozitive për të.