David Villa, zyrtarisht në Atletico Madrid


Barcelona ka njoftuar përmes uebfaqes së vetë zyrtare se ka arritur marrëveshje me Atletico Madridin për transferimin e sulmuesit spanjoll David Villa në klubin nga kryeqyteti spanjoll.
‘Los Colchoneros’ do t’i paguajnë 5,1 milionë euro për 31 vjeçarin. Ndër të tjera, gjiganti katalunas do ta ketë të drejtën e 50 për qindëshit të parave, në rast të shitjes eventuale të lojtarit.
Atletico do t’i paguajë 2,1 milionë këtë sezon plus 2 të tjera nëse Villa mbetet në këtë ekip edhe për një sezon tjetër. Një tjetër milion do ta paguajë nëse Villa mbetet në Madrid edhe në sezonin e tretë.
Villa ishte transferuar në Barcelonë nga Valencia në verën e vitit 2010 , ndërsa me klubin nga Camp Nou ka zhvilluar 119 ndeshje, duke realizuar 48 gola: 33 në La Liga, 8 në Champions League, 6 në Copa del Rey dhe 1 në Superkupën e Spanjës. /LajmeOnline/