David Villa u prezantua zyrtarisht te Atletico Madrid

loading...

villa

loading...
Me fanellën me numrin nëntë, e pazakontë për t’u mbajtur nga duart e tij, David Villa u prezantua zyrtarisht te Atletico Madridit. Sulmuesi që ka shënuar më shumë në historinë e kombëtares spanjolle u tregua i sinqertë në deklaratat e tij, kur theksoi se askush nuk mund të zëvendësojë Radamel Falcaon dhe pse ai do të përpiqet të japë maksimumin për skuadrën e tij të re:

“Falcao ka shënuar një ‘thes’ me gola këtu dhe nuk besoj se do të ketë sulmues tjetër që do të shënojë aq shumë, por objektivi im nuk është të thyej rekordin e Falcaos por të jap më të mirën time”. Villa zbuloi se ka folur dhe me trajnerin Diego Pablo Simeone për pozicionin e tij në fushë ndërsa e cilësoi klubin e Atleticos së Madridit si më të mirin në botë: “Kam biseduar me trajnerin për rolin tim dhe ai më ka thënë që do të luajë aty ku lunte dhe Falcao. Për mua që nga ky moment, Atletico Madridit është ekipi më i mirë në botë”. Lidhur me faktin që për herë të parë në karrierë ai do të mbajë një tjetër numër në shpinë nga shtata e zakonshme, Villa deklaroi: “Adrian më ofroi numërin shtatë por unë nuk e pranova dhe për respekt të tij. Nuk besoj se është numri që mbajmë mbi shpinë ai që përcakton cilësinë tonë si lojtar”.

Lidhur me largimin nga Barcelona, Villa theksoi se pranoi ofertën e Atleticos së Madridit thjesht sepse dëshironte të luante më shumë: “Lashë Barcelonën sepse nuk luaja jo sepse këtë vit është kampionati botëror dhe i druhesha faktit se mund të mos grumbullohesha. E dashuroj këtë sport sepse dua të luaj”. Në tre vjet me katalanasit, David Villa zhvilloi në total 77 ndeshje duke realizuar dhe 33 gola.

loading...