Daut Haradinaj:Fol kryeministër, pse…??!


Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj, përmes një statusi në rrjetin e tij social Facebook ka shkrua se kryeministri, Isa Mustafa e ka ashpërsuar gjuhën ndaj opozitës, transmeton Indeksonline.
“Kryemnistri Mustafa ka kohë që e ka ashpërsuar gjuhën vetëm kundër Opozitës, thua se vetëm ajo po ia rrezikon karrigën”, shkruan ai.
Haradinaj, thotë se kryeministri duhet të tregoi se kush e shantazhoi dhe si ndodhi që ministri i policisë që është nga partia e tij, ia hoqi policinë atij, edhe pse kjo është normativë shtetërore
“Ndoshta Kryeministri duhet të tregoi se kush e shantazhoi dhe si ndodhi që ministri i policisë që është nga partia e tij, ia hoqi policinë atij, edhe pse kjo është normativë shtetërore. Fol Kryeministër!!!”, shkruan Haradianj.
Lexo postimin e plotë të Daut Haradinajt:
“Fol Kryeministër
Kryemnistri Mustafa ka kohë që e ka ashpërsuar gjuhën vetëm kundër Opozitës, thua se vetëm ajo po ia rrezikon karrigën! Por ai sikur nuk po ka kurajo të merret me të vetët të cilët në ditën e votimit të presidentit, ia hoqen policinë nga roja përsonale e shtëpisë. Ndoshta Kryeministri duhet të tregoi se kush e shantazhoi dhe si ndodhi që ministri i policisë që është nga partia e tij, ia hoqi policinë atij, edhe pse kjo është normativë shtetërore. Fol Kryeministër!!!
S’ka dilemë se askush nuk i perkrahë sulmet në familje, por nga Policia e Kosovës po ruhet cuca e kuca a jo edhe shefi i qeverisë. Bomba e vetme në Kosovë është “zajednica” dhe Demarkacioni!a”. /Indeksonline/
Untitled