Daut Haradinaj organizator i një grupi të armatosur në Maqedoni?

loading...


Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Daut Haradinaj, ka reaguar pas përmendjes së emrit të tij në një artikull në mediet maqedonase, që e lidhë atë me një grup nga Kosova që gjoja po e kërcënon sigurinë maqedonase.

“Zhvillimet në Maqedoni, janë pasojë e udhëheqjes së atjeshme, e cila është e lidhur me krimin dhe me korrupsionin, dhe përpjekjet për të amnistuar veten me gjoja ‘grupe terroriste nga Kosova’, tashmë nuk pinë ujë”, ka thënë Haradinaj.

“Republika” e Maqedonisë ka shkruar se një grup prej 40 terroristëve kosovarë ka tentuar të futet në territorin e Maqedonisë me një kamion plotë me armë.

“Ka shkuar koha kur politikanët maqedonas, i kanë justifikuar veprimet e tyre kriminale, me gjoja rrezikun nga Kosova. Unë nuk jam i afërt me asnjë person dhe me asnjë grup imagjinar që ekziston në kokat e politikanëve maqedonas. Situatën e krijuar ta zgjidhin vetë dhe të mos e përziejnë Kosovën në flliqtihanet e tyre”, ka shtuar ai në llogarinë e tij në Facebook.

Ai këtë situatë e ka quajtur si “fushatë propagansitike kundër Kosovës dhe figurave të saj të respektuara”.
largea_dd1461588918

loading...

loading...