Daut Haradinaj: Jam i gatshëm edhe për luftë edhe për drejtësi

I ftuar në Info Magazine ishte deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj, me të cilin është diskutuar për bllokadën politike.

Haradinaj ka folur për Gjykatën Speciale si dhe pretendimet se ekzistojnë qindra dëshmitarë kundër UÇK-së.
“Raportimet për 400 dëshmitarë të fshehur kundër UÇK-së janë të pavërteta, thjesht spekulime. Nëse ndonjë individ ka bërë ndonjë budallaki, kauza e UÇK-së qëndron e fortë”.
Ai ka thënë se Serbia gjithmonë ka tentuar që të njollos luftën e drejtë të UÇK-së.
“ Institucionet serbe nuk kanë hezituar ta njollosin luftën tonë, dhe fatkeqësisht këtu kanë gjetur persona që ta bëjnë një gjë të tillë”.
Haradinaj ka thënë se nëse vjen puna ai është i gatshëm edhe të përgjigjet para drejtësisë por edhe të luftojë për vendin e tij.
“Ne kemi luftuar hakikat dhe e kemi kryer obligimin që e kemi pasur si qytetarë”.
“Jam i gatshëm të dëshmoj e të përgjigjem para drejtësisë sa herë që e kërkon vendi im”.