Dasmorët bllokojnë autostradën me super-vetura (Video)

dasmoret-bllokojne-autostraden-me-supervetura-arrestohen-shoferet-qe-benin-rrathe-ne-mes-foto-780x439_1475233900-6121118Autostrada Trans-Evropiane në Stamboll të Turqisë, është bllokuar nga veturat luksoze të dasmorëve, që ishin nisur për të marrë nusen e Ozcan Ozerit. Për nder të dhëndrit që është fotograf i veturave sportive, janë bashkuar shumë shoferë që t’ia bëjnë ceremoninë më madhështore, Madje, derisa super-makinat prisnin në radhë, dy shoferë kanë bërë rrathë në asfalt duke i ‘ndezur gomat’. Por, kjo nuk ka kaluar pa u ndëshkuar dhe ata janë shoqëruar nga Policia. Pasi e kanë pranuar fajin, atyre u është konfiskuar leja e vozitjes, janë dënuar me nga 80 euro, e më pas janë lënë të lirë.

https://youtu.be/0tz969fuw6s