Dasmat luksoze të shqiptarëve, në këtë fshat nusen e marrin me helikopter (Video)

Populli shqiptar i kushton një rëndësi të madhe ceremonive martesore duke ruajtur traditat por edhe duke shtuar elementë të rinj. Atë që të gjithë e dimë është fakti që dhe familjet në fshatra apo zona të thella respektojnë traditën e dasmave.
Por, një trend i ri po vazhdon të jetë prezent në dasmat e shqiptarëve, më së shumti të atyre nga Kosova. Transporti i nuses me helikopter.
Ky stil i martesave është rikthyer tashmë edhe në fshatrat më të thella të Kosovës në kufi me Maqedoninë.

Është fshati Karaçevë, videoja e së cilit tashmë ka bërë bujë në internet.
Një helikopter zbret në një fushë në të cilën është shtruar një tepih i kuq. Këngët nuk mungojnë.
Shikoni videon afër 9 minutëshe, në publikimin e së cilës tregohet se kjo është hera e parë gjë një gjë e tillë po ndodhë në Karaçevë.
Për më shumë ju sjellim më poshtë edhe videon:

VIDEO