Dasma madhështore e vajzës së Topit (FOTO)

foto (16)

Nada, vajza e madhe ish presidentit të Shqipërisë, Bamir Topi, ka lidhur kurorë mbrëmjen e djeshme në një ceremoni madhështore me bashkëshortin e saj, Gurten Papulin, raporton Ora.

Në këtë ditë speciale, gjithçka ishte perfekte, pasi prej kohësh çdo gjë është menduar deri në detaj, sa dhe në media qarkullonin zëra për të pranishmit.

Dekorimi i ambientit i është besuar “Geraldina Sposa-s”, ndërsa të dyja palët kanë zhvilluar ceremoninë e përbashkët të martesës.

Mësohet se ceremonia është zhvilluar në vilën e ish- presidentit në Dajt, ku të ftuar ishin rreth 400 persona mes të cilëve edhe këngëtari i madh italian Albano Carrisi.