Dasma kthehet në tragjedi, shkëputet kristali gjigand ku ishte futur nusja (Video)

Një dasmë në Indi është kthyer në tragjedi. Përpjekja për të bërë diçka të paharrueshme në ditën e dasmës ka rezultuar fatale për njërin nga të ftuarit.
Në fillim të ceremonisë, nusja dhe e motra pritet të zbrisnin nga lart, të futura në një platformë kristali.
Por platforma nuk e ka mbajtur peshën dhe kristali është shkëputur duke rënë mbi një 40-vjeçar, i cili ka humbur jetën menjëherë.
Katër të ftuar të tjerë janë plagosur rëndë, mes të cilëve edhe nusja dhe motra e saj.
Për më shumë ju sjellim më poshtë edhe videon:

Video Link