Dasma e vajzës së Bamir Topit, i ftuar special këngëtari Italian Albano Carrisi

3019df813110c91d41815c2f43638ec5


Në ceremoninë e dasmës së vajzës së vogël të ish presidentit Bamir Topi e cila zhvillohet këtë fundjavë është i ftuar edhe këngëtari i mirënjohur Italian Albano Carrisi që ishte i pranishëm edhe në festën e djeshme, (të beqarisë).
Artisti italian i cili para disa javësh ka marrë nënshtetësinë shqiptare është mik i afërt i ish presidentit, shkruan ‘shqiptarja.com’. Carrisi njihet për lidhjet e tij të afërta me Shqipërinë pasi babai i tij ishte ushtar gjatë luftës.
Këngëtari më parë ka thënë se është rritur me histori nga Shqipëria dhe se babai i tij nuk kishte vrarë asnjë njeri në luftë ndërkohë që para se të vdiste ka kërkuar ta vizitojë edhe një herë vendin tonë.
b1_1469107527-3893061