Dashuroj 30-vjeçarin të martuar me fëmijë, por ja ç’më ndodh nëse e lë

11-30-245x300

Të ndjekësh zemrën apo trurin? Kjo është një dilemë mjaft e vështirë sidomos kur bëhet fjalë për një vajzë që dashuron dikë të martuar.
Ajo është 21-vjece nga Tirana dhe nga rrethi i saj shoqëror njohu një djalë 9 vite më të madh. Ajo që i kishte bërë përshtypje vajzës ishte thjeshtësia. Kështu, ajo kishte filluar ta pëlqente atë dhe dilte shpesh me të. Por, kjo miqësi nuk mund të rrinte e tillë pasi të dy kishin një pëlqim të ndërsjelltë.

Deri këtu gjithçka ishte në rregull, derisa djali i rrëfen vajzës se është i martuar. Ky lajm ishte si një bombë për të ndaj ajo mori vendimin që të mos e takonte më. Por, shpesh janë ndjenjat ato që mbizotërojnë kundrejt arsyes, ndaj një ditë ata pajtohen sërish.

30-vjeçari ka edhe një fëmijë, por vajza thekson se çifti ka pasur konflikte para se djali të njihej më 21-vjeçaren, pra sipas saj nuk është ajo shkaku i ndarjes.

Megjithatë, vajza kërkon ndihmën e ndjekësve të Jetaoshqef.al për të marrë një vendim, pasi nëse ndahet nga ai, ajo do të vuajë shumë. Ju çfarë i sugjeroni të bëjë?

Më poshtë rrëfimi i vajzës:11-30

22-6

33-2

44