Dashuria jonë filloi anglisht!


Lidhja ime ka historia paksa më të veçantë, sepse ndodhi këto ditë të ftohta dimri e pa borë, derisa unë dilja nga marketi afër KEK-ut në Prishtinë, e ai priste t’i hapej dera që të hynte në të. U gjendëm ballë për ballë në derën e hyrjes së marketit dhe as ai e as unë nuk ia lëshonim rendin njëri-tjetrit. Dhe, kur mbetëm ballë për ballë, më tha “Can i take you for a coffe”, shkruan për Portalin tonë, F. E., nga Prishtina.

Kishte ditë që sa herë dilja nga ndërtesa ku banoja vazhdimisht e shihja një fytyrë të njëjtë mashkulli. Një ditë edhe më shkoi në mendje: “Interesante, e shoh çdo ditë të njëjtën fytyrë”, thashë në vetvete. Pse? Kush është? Jam studente në vitin e tretë në Juridik dhe, thënë të drejtën, nuk më vardisen fort meshkujt, siç bëjnë pas disa shoqeve të mia. Një ditë edhe më shkoi mendje nëse jam jo e bukur, jo tërheqëse apo… Por, gjithçka ndryshoi gjatë këtij muaji dhjetori, në këto ditët e ftohta e pa borë… Kishte ditë që vazhdimisht kur dilja nga ndërtesa ku banoja në hyrje të ndërtesës e shihja të njëjtin mashkull, të njëjtën fytyrë… Sa e sa herë e solla në mendje se kush ishte, kush mund të jetë e të tjera të ngjashme. Dhe, kështu ndodhi deri në ditën kur një ditë ndodhesha në marketin e që ndodhet afër KEK-ut në Prishtinë. Teksa dilja nga marketi në derë u gjenda ballë për ballë me të njëjtën fytyrë, me të njëjtin mashkull. Nuk ma lëshonte derën, por as unë atij… Në një çast më tha: “Can i take you for a coffe”. Mbeta e shtangur. T’i përgjigjesha me po apo me jo. Ndërkohë, pas nesh qëndronin disa të tjerë që dëshironin të hynin e dilnin nga marketi. U ktheva pak në krah dhe doli, duke u fërkuar për trupin e tij. Edhe në rrugë më ndoqi pas dhe i thashë: “Pse nuk flet shqip?!”. Ma ktheu: “Unë jetoj në Angli dhe anglishtja do të të zgjojë kureshtjen”.
Në çast e mendova: Unë studente e ai nga ata djemtë që vijnë nga jashtë për pushim, duke dal me shqiptare se u janë mërzitur të huajat…
Dhe, pa u hamendur më gjatë pranova të pija kafe me të… E veçanta e lidhjes sonë ishte se u njohëm në Prishtinë, të dy shqiptarë e fjalët e para ishin anglisht. Por, veç fjalëve të para anglisht më nuk ndërruam asnjë fjalë tjetër në këtë gjuhë, meqë të dy jemi shqiptarë… Që në takimin e parë e vërejta se kishte sjellje të mira dhe ishte një xhentëlmen i vërtetë… Ditët në vazhdim ishin me takime të shumta dhe pas pak ditësh edhe vendosëm të fejohemi. E, kur do të shkoj te ai në Angli, një Zot e di…/F. E