Dashuri si në telenovela!

loading...

loading...

Dashuria jonë është telenovelë, kemi kaluar gjithçka… Dhe, gjithçka lindi nga një shikim. Nuk thonë kot: në qoftë se sheh dikë në sy për më shumë se dy minuta, e ke “hangër” . Por, ajo që më bëri më shumë përshtypje ishte buzëqeshja e saj. Asaj i qeshnin buzët e bashkë me buzët edhe sytë, shkruan Dreni, nga Ferizaj.

Ajo dallohej se diçka ndjente sapo shkëmbyem një shikim edhe dy sekonda, pasi uli kokën shpejt dhe në fytyrë u bë prush. Është nga ato femra që çdokush dëshiron ta ketë pranë, nga ato femra që presin dhe ëndërrojnë princin e kaltër, nga ato ferma që s’bëhen dy, edhe ajo një është e imja. Mundimin për të thënë diçka e mori ajo vetë, pasi unë nuk mundja, sepse im shok kishte vite që e ngacmonte, edhe pse ajo kurrë si ishte përgjigjur, përveçse injorimeve. Në një link në “Facebook” kishte shpërndarë diçka në lidhje me një like: “Një të kam xhan!”. Pas dy orësh më vjen një sms: “Të dua shumë!”. E dija mirë se diç ndjente për mua, sepse e kisha kuptuar me kohë. Nuk i ktheva përgjigje, por dola nga shtëpia me një frymë kah lagjja e saj. E dija se në atë kohë shkonte ta ndihmonte të ëmën në dyqan. Më pa dhe shpejt hyri në dyqan. Atë ditë kam pritur 7 orë që ajo të dilte, të paktën një sekondë jashtë dhe t’më shikonte, por jo. Më pas i shkruaj në “FB”, që të dilte vetëm një sekondë, por “FB” e mbylli.
Pas një kohe të gjatë rastësisht e takova në Prishtinë, aty ku edhe morëm puthjen e parë, ajo e unë. Ditë më parë u bën dy vjet që jemi në lidhje, por, për fat të keq, jemi “grindur”. Kam menduar se në përvjetorin e puthjes sonë të parë t’i propozoj martesë, edhe pse prindërit e saj nuk më duan dhe se dashuria jonë është zhvilluar si në telenovelat turke. Por, më rëndësi është se unë e dua dhe do e grabis si zogun…/Dreni/

loading...