Dashuri në kohërat e Facebook-ut, mos guxoni t’i bëni këto gjëra në se po njiheni online

loading...

loading...

Në ditët e sotme është e mundur që të gjithë të njohim një person online. Disa njerëz janë ende konfuzë dhe skeptikë ndaj këtyre njohje. E për disa të tjerë është më mirë se sa ta njohin dike në një lokal.

Duke qenë se lidhjet nga rrjetet sociale dhe veçanërisht nga Facebook janë shtuar shumë, psikologët kanë renditur disa nga gjërat që nuk duhet t’i bëni kurrë në se jeni duke u njohur me dike në rrugë viruale.

Mos posto fotot e tua më të bukura, por as ato më të këqija

Fotot më të bukura mund të jenë jo realiste, shumë të bukura dhe engjëllore dhe mund të ndikojnë për të dhënë te personi tjetër një realitet që nuk është edhe aq i tillë. Por edhe të këqijat, nuk ke pse e nënvlerësoni veten. Zgjidhni foton që ju tregon ashtu siç jeni në të vërtetë.

Mos harxho javë vetëm duke biseduar online. Dil dhe takoje

Më e keqja e një lidhjeje online është kjo. Në se flet pa fund me një person, duket se takimi me të do të të zhgënjejë, por nëse vazhdon kështu, do t’i humbësh shansin vetes për të gjetur partnerin e ëndrrave. Mos lini të kalojnë më shumë se tre javë pa u takuar.

Mos i kërkoni llogari për çdo gjë

Jo të gjitha informacionet online mund të jenë të vërteta, ndaj e mira është që të mos kërkosh shumë rreth tij vetëm online. Duhet të jeni e hapur në bisedë dhe mos i kërkoni llogari për çdo gjë.

Në se nuk ju përgjigjet për një pyetje mos e pyesni sërish

Është gjëja më e bezdishme për palën tjetër. Kur nuk u ka dhënë përgjigje për pyetjen herën e parë që e keni pyetur harrojeni t’u përgjigjet nëse e pyesni sërish.

Dhe si përfundim mos u bëni të besdisur duke i shkruar gjatë gjithë kohës. Duhet të bëni durim deri sa ta takoni.

loading...