Dashuri, mori virane!

loading...

loading...

Jam 35 vjeçe. Dashuria jonë është e ditëve tona, sepse edhe u njohëm në “Facebook”, njohje e kohës, siç po i thonë tash. Ai jeton në Londër, kurse unë në Prizren. Pas disa shkëmbimesh në internet, të dy ishim të mendimit që të prezantoheshim me foto dhe pastaj edhe live. Në shikim të parë pamë se jemi për njëri-tjetrin. Por…, shkruan Meri, nga Prizreni.

Isha në internet dhe pa dashje u prezantua ai me emrin Adil. Më shkroi se jetonte në Londër, por as që i besova, sepse është kohë kur djem, madje edhe burra të martuar, të prezantohen gjithfarë, të gënjejnë, të mashtrojnë. Dhe, çka jo tjetër… Por, një gjest i tij bëri që unë të jepem pas tij. Ai ma postoi këngën time të preferuar “Dashuri mori virane”. Më preku në shpirt, sepse sa e sa herë edhe vetë e kam lëshuar këtë këngë, meqë kam pasur shumë dashuri të dështuara nga njerëz që më kanë gënjyer vazhdimisht. Dhe, kur më përshëndeti me këtë këngë, thash: Ku më njihua ky?! Nuk durova dot më dhe i shkrova… Fillimisht filluam të hapeshim dalëngadalë… te njëri-tjetri gjenim shumëçka të përbashkëta. Dhe, pas ca muajsh komunikim ndërmjet veti filloi të lindë në mua diçka, kisha nevojë për të, nuk mund të kaloja ditë pa u dëgjuar me të në telefon… Pra, nuk rrija dot pa folur me të, më mungonte, ani pse se kisha takuar ndonjëherë… Ai më tha se do të vinte pak ditë para vitit të ri dhe e mbajti fjalën. Dola dhe e prita në aeroport. Ishte mu ashtu si e shihja kur bisedonim me kamerë në telefon: i thjeshtë, komunikativ, mbresëlënës…
U gëzova jashtë mase… Takoheshim përditë, flisnim e flisnim me orë të tëra…
Më propozoi edhe fejesë… Ramë dakord dhe më dërgoi edhe në familjen e tij, e që ishte në periferi të Prizrenit, e që më pritën jashtëzakonisht mirë. Dhe, për të mos e zgjatur shumë, u njohën ndërmjet veti familjet tona, u bë fejesa jonë dhe ai, një javë pas vitit të ri u kthye në Londër. E, unë mbeta prapë vetëm, por me unazën e tij në gisht… Por, kur do të shkoj edhe unë te ai në Londër, kjo çështje tash nuk më lë rehat, ma brenë shpirtin… Kam frikën se nuk do të arrij kurrë të shkojë te ai…Meri

loading...