Darwini kishte të drejtë, të folurit ka lindur nga kënga e zogjve

loading...

loading...
“Tingujt që nxjerrin zogjtë paraqesin analogjinë më të afërt të gjuhës së njeriut”, kishte shkruar Charles Darwin në veprën e vet “The Descent of Man”, ndërsa shkencëtarët nga MIT tani pohojnë që Darwin ka qenë në rrugë të drejtë. Ata konsiderojnë që e folmja e njeriut është krijuar nga këngët e zogjve dhe tek të shprehurit informativ të gjërave të vërejtura tek shumë lloje të kafshëve, shkruan “DailyMail”.

“Ky kombinim i rastësishëm ka aktivizuar të folurit njerëzor”, konsideron Shigeru Miyagawa, profesor i linguistikës në Departamentit e MIT për linguistikë dhe filozofi.

Miyagawa konsideron që ekzistojnë dy shtresa në të gjitha gjuhët njerëzore: shtresa e shprehjes që përfshin organizimin e ndryshueshëm të fjalive, dhe ajo e leksikut, që ka të bëjë me vetë thelbin e përmbajtjes në fjali.

Në bazë të analizës së komunikimit të kafshëve, Miyagawa konsideron që cicërima e zogjve më së shumti përngjan me shtresën shprehëse të fjalive njerëzore. Audiomesazhet e shkurtra të primatëve, nga ana tjetër paraqesin shtresën leksikore.

Në një moment para 50-80 mijë vitesh, njerëzit i kanë lidhur këto dy lloje të të shprehurit në një formë unike gjuhësore.

Adaptimet e tilla të strukturave ekzistuese janë të njohura në historinë natyrore, ka vënë re profesor Robert Berwick, po ashtu ngaMIT.

“Kur diçka e re evoluon, shumë shpesh është e ndërtuar nga pjesët e vjetra. Këtë gjë e kemi parë shumë herë gjatë evolucionit. Strukturat e vjetra mund të ndryshojnë vetëm pak, por kjo u mundëson funksione të reja drastike”, pohon Berwick. Për të shpjeguar dallimin në mes shtresës së leksikut dhe shprehjes mund të përdoret fjalia “Todd ka parë kondorin”. Shumë lehtë mund të krijohen shumë variacione të kësaj fjalie, si: “A e ka parë Todd kondorin?”.

Kjo zhvendosje e elementeve ndodh në shtresën e shprehjes dhe na mundëson të shtojmë kompleksitetin dhe të bëjmë pyetje. Megjithatë, shtesa e leksikut mbetet e njëjtë, pasi që përfshin elementet e njëjta themelore: subjektin, kallëzuesin dhe objektin.

Zogjtë nuk kanë shtresë apo bazë leksikore. Në vend të kësaj, ata këndojnë melodi të mësuara – e tërë kënga ka një kuptim, pavarësisht a është në pyetje thirrja për çiftëzim, mbrojtja e territorit ose diçka e tretë. Njerëzit, duke gjykuar sipas hulumtuesve i kombinojnë këto dy sisteme.

Mund të komunikojmë vetëm përmes informatave kyçe, si primatët, por po ashtu posedojmë dhe kapacitetin melodik dhe aftësinë për të kombinuar pjesë të gjuhës sonë. Pikërisht kjo aftësi na ka mundësuar të gjenerojmë me sa duket një varg të pafund kuptimesh në gjuhët tona.

Shkencëtarët, sikurse edhe Darwini, konsiderojnë që njerëzit së pari kanë pasur aftësinë e të kënduarit, dhe pastaj kanë integruar elementet specifike leksikore në ato këngë.

loading...