Dancing with the Stars: Isa Mustafa në valle (Video)


Isa hedh valle rugove by GazetaExpress
Në fakt, nuk është ndonjë garë vallëzimi e yjeve, por ceremoni e inaugurimit të një projekti për prodhimin e djathit vendor.
Kryeministri i vendit, Isa Mustafa, bashkë me shefin e Zyrës së BE’së në Kosovë, Samual Zbogar përmbylljen e projektit “More Quality Domestic Cheese for the Domestic Market” (Më shumë djathë kualitativ vendor për tregun vendor), e kanë festuar me valle tradicionale, e njohur si “Vallja e Rugovës”.

Kësaj vllaje, nuk ka hezituar ti bashkohet as nikoqiri i Mustafës dhe Zbogarit, kryetari i Pejës, Gazmend Muhaxhiri.
Ndryshe, projekti “More Quality Domestic Cheese for the Domestic Market” (Më shumë djathë kualitativ vendor për tregun vendor), është financuar nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë. /GazetaExpress/.
12939258-10153572536672029-1368413949-n