Dallimi – Miqësitë: të vërteta apo false?

loading...

Ndonjëherë në aspektin e miqësisë, pavarësisht moshës që kemi, gënjejmë veten, sepse konsiderojmë miq të vërtetë ata që janë falsë dhe e kundërta! Ndaj do të ishte mirë që të kujtojmë së bashku disa pika referimi për të bërë dallimet e duhura

timthumb

loading...

Një mik ose një mikeshë është ai/ajo që arrin t’ju kthejë një buzëqeshje ndërsa po kaloni një periudhë të keqe dhe të mërzitshme. Por edhe nëse nuk arrin ta bëjë këtë, gjithsesi ai/ajo qëndron me ju për t’ju dëgjuar dhe për të folur me synimin që t’ju bëjë të ndiheni më mirë. Por nëse me të ashtuquajturat miqësitë tuaja ndodh krejt e kundërta, atëherë mbase ka ardhur momenti që t’i vini “shqelmin”. Nuk do të thotë se mes miqsh nuk ka grindje, përkundrazi. Por shpesh bëhet fjalë për shkëmbim idesh dhe opinionesh në mënyrë konfidenciale, mbase me një ton pak më të lartë se e zakonshmja, por asgjë më shumë. Ndërkaq, për çdo rast, ja disa pika reflektimi se si të njihni një miqësi të shëndoshë nga një marrëdhënie krejtësisht të kundërt nga kjo. Shenja e parë që diçka nuk shkon mes jush dhe miqve tuaj është se vetëm mendimi për t’i parë nuk ju pëlqen. Ta zëmë se po dilni bashkë për darkë ose për të pirë diçka. Mund të ndodhë që prania e tyre ju bezdis, ju poshtëron (me/pa qëllim) ose mënyra e tyre e sjelljes është e ngushtë. Nëse provoni t’i flisni, ata jo vetëm që nuk do të bëjnë diçka për të ndryshuar këtë sjellje, por as nuk do t’ju dëgjojnë! Kujtohuni se një mik i vërtetë ju mbështet gjithmonë për çdo gjë dhe pak a shumë është në dorën e tij që ju të gjendeni në stres ose në vështirësi. Pjesa e të qenët miq krijohet nga një përpjekje e përbashkët, nga një ndjeshmëri dhe një mirëkuptim i ndërsjellë. Nëse vetëm një prej jush angazhohet për të mbajtur këtë marrëdhënie dhe tjetri duket shumë i zënë për të ecur përpara në jetën e tij, atëherë mbase është rasti që të kuptoni se nuk ia vlen të harxhoni energjitë tuaja në këtë çështje. Sigurisht, është e vërtetë se ka periudha më impenjative se të tjerat dhe ndonjëherë mund të ndodhë që një mik i vërtetë mund t’ju anashkalojë prej diçkaje me të vërtetë shumë të rëndësishme që nuk mund të kthehet më mbrapsht. Por ndonjëherë ju duhet të keni durimin dhe sigurinë, pa asnjë paralajmërim, që miku ose mikja juaj më i/e mirë do të vijë tek ju atëherë kur keni nevojë. Ndërkaq, nuk ka asgjë më të tmerrshme sesa një mik që flet pas shpinës tuaj. Kini kujdes që të mos zbuloni mendimet tuaja më të thella për dikë që e njihni bashkërisht me dikë tjetër, nëse ky person nuk është plotësisht i besuar. Nëse nuk mund t’u besoni verbërisht atyre, ndoshta është më mirë që të mos i keni më në jetën tuaj. Këto janë vetëm disa pika reflektimi, pasi çdo miqësi ka një histori të vetën, në varësi se si ne mendojmë në atë kohë të veçantë në jetën tonë dhe se si personi tjetër ndihet. Ndonjëherë një miqësi mund të mbarojë për faktin e thjeshtë se nuk mund të keni më asgjë të përbashkët me një mik që dikur ka qenë nga më të shtrenjtët. Jeta na vë përballë disa situatave mjaft të panjohura dhe kryqëzimesh, të cilat nëse nuk mirëmenaxhohen, ndryshojnë lidhjet me personat me të cilët njihemi mirë. Një martesë, një familje, një fëmijë, një punë në një qytet tjetër, janë të gjithë shembuj ndryshimesh të mundshme. Kujtohuni gjithmonë se gjëja më e rëndësishme në një miqësi është ndershmëria, që nga gjërat më të vogla deri tek ato më të mëdhatë. Për shembull, mos i thoni mikes tuaj të zemrës se “X” prerje flokësh i shkon shumë (sa për t’i bërë qejfin), kur në të vërtetë nuk është ashtu. Opinionet e miqve të vërtetë janë më të rëndësishmit, sepse janë ata personat që jo si shumë të tjerë dëshirojnë të mirën tuaj pa asnjë kusht.

loading...