Dalin pamjet e atentatit sa ‘spektakolar’ aq edhe amator në Tiranë!!! (VIDEO)

Policia e Tiranës ka bërë publike pamjet e atentatit të bujshëm të tre ditëve më parë tek Komuna e Parisit ku mbeti i plagosur 24-vjecari Lorenc Hoxha.
Ai ishte në makinë së bashku me një person tjetër pasagjer në vendin e parë, kur në kryqëzim në semafor të ndaluar, nga një BMW e zezë X 5 zbresin katër persona, ku njëri prej tyre Dejvi Rustemajn qëllon me armë shoferin 24-vjeçar duke e lënë të plagosur në shpatull. Lorenc Hoxha ka mundur të nisë makinën dhe të largohet, ku edhe pse është ndjekur nga autorët fillimisht, i ka humbur më tej “syrit” të tyre.
Pa maska, ata shihet teksa qëndrojnë për disa sekonda jashtë makinës, derisa vendosin të futen sërish për të ndjekur 24-vjeçarin. Në gjithë këtë kohë fytyrat e tyre kanë qenë lehtësisht të dallueshme.
Edhe në videon e publikuar më herët nga një turist gjerman që e kapi rastësisht ngjarjen teksa udhëtonte me makinë në këtë zonë, autorët shihen teksa mjaft të hutuar ndjekin me makinë shënjestrën e tyre por më tej zbresin për ta kërkuar me sy se nga kishte shkuar. Për ngjarjen është arrestuar dje në një hotel në Vlorë, Dejvi Rustemaj 27 vjeç nga Tropoja me banim në Tiranë dhe tre bashkëpunëtorët e tij.
Shiko pamjet me poshte.

VIDEO LINKUN