Dalin fotot e dhunës/ Shkelma në trup, çjerrje e të nxira në qafë infermieres

Janë publikuar fotot e dhunës ndaj infermieres së QSUT disa minuta më parë.

Është mësuar se një qytetare ka dhunuar këtë të fundit në repartin e urgjencës së pediatrisë. Qytetarja ka qenë e shoqëruar nga familjarët e saj, ndërkohë që ng a fotot shihet se dhuna verbale ka përshkallëzuar në dhunë fizike ndaj infermieres.

Ajo ka shenja dhune në qafë e në trup e shenja gjurmësh këpuce në gju. Sipas lëndimeve që ka marrë infermierja, duket sikur qytetarja e kapur prej fyti atë dhe e ka çjerrë me thonj e më pas e ka goditur me shkelm që e ka kapur në gjurin e djathtë.

Motivi i sherrit nuk është bërë ende me dije.

Identiteti i dy grave që janë përfshirë në konflikt nuk është mësuar ende.