Dalin detaje të reja/ Si e bindi manjaku 10-vjeçaren të hipte në makinë e më pas ta përdhunonte

loading...

loading...

Foto ilustruese

Policia e Cërrikut ka vënë në pranga 23-vjeçarin Emiljan Xhika për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur” dhe “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me persona të pazotë për tu mbrojtur” parashikuar nga nenet 100 dhe 103 të Kodit Penal.

I riu me banim në fshatin Shtëpanjë ka kryer marrëdhënie seksuale më forcë me një të mitur të moshës 10-vjeçare.

Këto burime bëhen me dije nga policia dhe shtohet gjithashtu se ngjarja ka ndodhur që në datën 17 gusht.

Ditën e djeshme familjarët e vajzës ishin paraqitur në komisariat për të bërë denoncimin ndaj 23-vjeçarit.

Sipas burimeve nga policia, Xhika e ka takuar të miturën në rrugë dhe e ka bindur të futet ne makinën e tij. Ai më pas e ka detyruar atë të kryejnë marrëdhënie seksuale.

loading...