Daja i Jurgenit i tregon policise se kush e vrau Arturin


Jurgen Kurti së bashku me dajën e tij Leonad Ristani janë arrestuar për vrasjen e 50 vjeçarit Artur Kurtit, i cili është dhe i ati i Jurgenit.
Pasi janë marrë në pyetje burimet nga policia bëjnë të ditur se Leonard Ristani, ka marrë përsipër autorësinë e vrasjes.
Ky i fundit ndodhet në spital pas plagës me thikë. Pas marrjes në pyetje Ristani ka pohuar para oficerëve se ka qenë ai që e ka qëlluar për vdekje kunatin e tij, në kushtet e vetëmbrojtjes.
Në deklarimin e dhënë, Ristani ka shtuar se kjo nuk ka qenë hera e parë që Kurti keqtrajtonte bashkëshorten ndaj dhe ajo ishte larguar nga banesa e tyre për t’iu shmangur dhunës së 49-vjeçarit. Sipas tij, Artur Kurti prej kohësh vinte në gjendje të dehur në familje dhe keqtrajtonte bashkëshorten, e cila së fundmi kishte kërkuar divorcin. Ky fakt nuk është pritur mirë nga 49-vjeçari.
Në një njoftim paraprak të policisë që u shpërnda dje u mësua se personi i dyshuar si autor i vrasjes është djali
“Viktima Artur Kurti ka hyre me thike në dorë në banesë dhe është përleshur me djalin dhe kunatin, ku ka plagosur kunatin. Me pas në rrethana ende të pa qarta në përleshje e sipër shtetasi Artur Kurti ka gjetur vdekjen si pasoje e plagëve me thikë. Policia ka shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe ka bërë të mundur shoqërimin e autorit të dyshuar të ngjarjes shtetasit J. Kurti , djali i viktimës. Njëkohësisht shtetasi L. R. Qe ka mbetur i plagosur ndodhet ne S.Q.U. në gjendje të rëndë shëndetësore(kunat)me viktimën”,sqaroi dje policia.
Mësohet se viktima ishte në proces divorci me gruan e tij.
ar