Dafina përgatitet për turneun e ri

loading...

f1_21-dafin-balline-ne-showbiz1363899582

loading...
Prishtinë, 21 mars – Dafina Zeqiri i është rikthyer Prishtinës, pas disa ditë qëndrimi në Suedi, ku ka realizuar videoklipin e saj të ri.

Ajo ka njoftuar se kënga mban titullin “You’re love” dhe se së shpejti do të publikohet.

Këngëtarja ka shprehur kënaqësinë e saj që gjendet sërish në Prishtinë, ku, siç thotë ajo, “ka ndodhur e gjitha”.

Ishte pikërisht Prishtina vendi ku Dafina filloi karrierën e saj muzikore dhe ku mori shpërblimet e para.

Dafina ka konfirmuar disa koncerte që do t’i zhvillojë në qytetet ku jetojnë shqiptarët, si Durrës (23 mars), Berlin (30 mars) e Düsseldorf (31 mars), kurse në muajin prill do të ketë performancën e saj të parë edhe në Belgjikë.

loading...