Dafina lë anash inatet, ngushëllon Adelinën dhe Zanfinën (Foto)


Dafina Zeqiri para disa vitesh ka qenë shoqe shumë e afërt e Zanfinës dhe familjes Ismaili.
Por, vitet e fundit dy këngëtaret nuk flasin mes vete, pasi shoqëria e tyre ka përfunduar, shkruan lajmi.net.
Mirëpo Dafina ka lënë anash inatet dhe të kaluarën. Ajo u ka shprehur ngushëllime motrave Ismaili në profilet e tyre në Instagram përmes komenteve, për humbjen e nënës.
Kjo është ndër rastet e rralla kur artistët shqiptarë lënë anash të kaluarën dhe solidarizohen me të tashmen. Një gjest ky shumë i mirë nga ana e këngëtares Dafina Zeqiri./Lajmi.net.
DAF

DAF1

DAF2