Dade godet qeverinë: Në Holandë jemi të parët për azil, të dytët janë sirianët

loading...


Në komisionin e jashtëm parlamentar u diskutua rreth situatës me azilkërkuesit shqiptarë. Deputetja socialiste Arta Dade shfaqi shqetësim në lidhje me këtë çeshtje.

“Në Holandë jemi të parët për azil, ndërsa të dytët janë sirianët. Numri i madh i azilkërkuesve është shqetësues, ndaj duhen marrë masa për kthimin e tyre në Shqipëri. Ministria e Jashtme duhet të japë shpjegime”-tha ajo.

Ndërkaq, në komision raportoi edhe zv/ministri i Brendshëm Stefan Çipa, i cili u shpreh se “Në 2016 ishin 800 azilkërkues shqiptarë në Holandë. Ky shtet ka marrë masa për kthimin e tyre në Shqipëri”
dad

loading...

loading...