Dacic: E kemi humbur Kosovën

loading...

Kryeministri serb, Ivica Dacic ka thënë se Serbia “praktikisht” e ka humbur sovranitetin mbi Kosovën dhe se autonomia për serbët që jetojnë në Kosovë është më e shumta që Beogradi mund të shpresojë të shpëtojë.
Dacic i ka thënë parlamenti të shtunën se Serbia nuk mund të përballojë që të “mbajë kokën e saj në rërë” për Kosovën.

Duke folur derisa ligjvënësit debatonin për një rezolutë që bën thirrje për autonomi për serbët që jetojnë në Kosovë, dhe jo qeverisje të drejtpërdrejtë nga Beogradi, Dacic tha të shtunën se “sovraniteti serb” në Kosovë është “praktikisht jo-ekzistent”.

Qeveria e Dacicit e ka përjashtuar njohjen e pavarësisë së Kosovës, e cila është shpallur në shkurt të 2008-së.

Por, Dacic ka sinjalizuar një qasje më pragmatike për Kosovën, derisa Beogradi po kërkon fillimin e bisedimeve për anëtarësim në Bashkimin Evropian. /LajmeOnline/

loading...