ÇUDIRA SHQIPTARE / Plas grushti në Pogradec, kush do e paguajë kafenë (VIDEO)


Që shqiptarët kanë shumë qejf të duken në momentin e pagimit të faturës, kjo tashmë është e njohur, por që të arrijë deri në atë pikë sa të plasë sherri, është e ekzagjeruar.

Një sherr i tillë ndodhi në qendër të Pogradecit. Dy persona që ishin duke pirë kafe me njëri-tjetrin në fund janë zënë bashkë. Dhe arsyeja ka qenë banale: kush do t’i paguante kafetë.

Dialogu mes tyre ka qenë i larmishëm por një pjesë dëgjohet qartë:
“E di ça të bëj unë o? Mos më çaj trapin mua. Ça do paguash ti mo? Unë ta shk**dhej k*rvën”, dëgjohet të bërtasë njëri prej tyre.
cudira