Çudia në Suedi/ Del kartmonedha me Zlatan Ibrahimoviç, çfarë vlere ka?

loading...

loading...

Sulmuesi suedez, Zlatan Ibrahimoviç ka publikuar në profilin zyrtar të “Instagramit” një fotografi ku ka pozuar me një kartëmonedhë me vlerë 1000 korona, të ideuar nga artisti Bingo Rimer, ku është vizatuar imazhi i tij.

Ibra e ka shoqëruar këtë fotografi me frazën që i drejtohet popullit suedez:

“Ti ke Benjamin Franklin (themeluesi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, imazhi i të cilit ndodhet te kartëmonedhat 100 dollarësh) dhe ju më keni mua”.

Një zgjedhje, sipas ekspertëve, e konsideruar si shumë interesante dhe logjike, duke parë se kartëmonedhat me vlerë 1000 korona janë shumë të rralla të gjenden në treg dhe, për rrjedhojë, mund të jenë përdorur si një metaforë.

loading...