Cudia: 8- vjeçari martohet me një 61- vjeçare, shokohet komuniteti

dasma-300x205

Edhe pse mund të duket absurde, gjithcka është mëse e vërtetë. Një djalosh vetëm 8- vjeç është martuar me një grua të moshuar dhe motive ishte se fantazmat e të parëve të tij i thanë të bëjë diçka të tillë.

Djaloshi nga Afrika e Jugut, Sanele Masilela ka lidhur kurorë me Helen Shabangu, që është nënë e pesë fëmijëve. Martesa u organizua fiks pas dy muajsh pasi të vdekurit i kishin thënë të martohet me të.

Cifti shkëmbeu unazat dhe u puth në buzë përpara 100 dasmorëve ndërsa komuniteti është shokuar. Familja e ka mbrojtur ceremoninë duke iu druajtur një hakmarrje hyjnore dhe ka paguar 500 sterlina për nusen dhe më tej 1000 sterlina për ditën e madhe.

Megjithatë Sanele dhe gruaja e tij nuk kanë nënshkruar një certifikatë martese dhe nuk do jetojnë bashkë pasi gruaja është e martuar./alb-observer.com/

dasmadasma1dasma2