Cristiano Ronaldo po hyn dhëndër

loading...

loading...

Cristiano Ronaldo pritet ta ‘shqelmojë’ beqarinë këtë verë, duke u martuar me modelen ruse Irina Shayk. Çifti është së bashku qe tre vjet, ndërsa pritet që gjatë kësaj vere ta kurorëzojnë dashurinë e tyre me një dasmë madhështore. Kështu të paktën njoftoi e përditshmja portugeze “Correio da Manha”.
Portugezi dhe rusja duket se e kanë zgjedhur Port Santon, në ishullin Madeira, ku ishte lindur ylli i Real Madridit, për t’i thënë ‘PO’ njëri tjetrit.
Ndër të tjera, CR7 është pronar i një hoteli me shtatë yje, në këtë pjesë.
Çifti duhet ta përshpejtojë martesën sepse kampionati spanjoll fillon pas një muaji dhe Ronaldo ka shumë obligime. /LajmeOnline/
Irina

loading...