Cristiano Ronaldo ia realizon ëndrrën djaloshit shqiptar


Sebastian Lushaj është berber të cilit i pëlqen arti. Shpesh ai ka prerë flokët e disa çunave me portretet e Sali Berishës, Edi Ramës, Noizyt, Sinan Hoxhës etj.
Kësaj rradhe ylli që ai ka zgjedhur për të “qethur” është Cristiano Ronaldo.
Suksesi ka qenë i menjëhershëm pasi vetë Cristiano i ka dhënë like videos në Instagram ku tregohet modeli i flokëve, gjë e cila sigurisht ka qenë ëndërr për talentin shqiptar.
Ky është padyshim profili zyrtar i futbollistit më të përfolur të momentit. Shfletoni fotogalerinë për të parë disa nga punimet e tij më të mira.
cr

cr1