Ç’po ndodh në Shqipëri? Ky lajm do t’ju shokojë të gjithëve

Shtesa natyrore e popullsisë për tremujorin e parë 2017, pasqyron një rënie me 33,6 %, në krahasim me tremujorin e parë 2016.
Gjatë kësaj periudhe numri i lindjeve tejkaloi me 852 numrin e vdekjeve, raportoi sot INSTAT.

Në tremujorin e parë 2017, shtesa natyrore e popullsisë për 12 qarqet e Shqipërisë, regjistron normën më të lartë në qarkun e Tiranës, ku numri i lindjeve tejkalon me 639 numrin e vdekjeve.
Në qarqet Elbasan, Durrës, Dibër, Lezhë dhe Fier shtesa natyrore është pozitive.
Vlera më e ulët është regjistruar në Qarkun e Korçës, ku numri i vdekjeve tejkalon me 160 numrin e lindjeve.

Numri i lindjeve për tremujorin e parë 2017, rezulton 6.880 duke shënuar një rënie me 4,0 %, në krahasim me tremujorin e parë 2016.

Numri më i ulët i lindjeve regjistrohet në qarkun e Gjirokastrës, 138 lindje, me një rënie prej 10,4 %, në krahasim me tremujorin e parë 2016.

Numri më i madh i lindjeve regjistrohet në qarkun e Tiranës me 2.087 lindje, të cilat shënojnë rritje me 1,5 %, në krahasim me tremujorin e parë 2016

Qarku i Tiranës dhe qarku i Vlorës janë qarqet e vetme që pësuan rritje të numrit të lindjeve në tremujorin e parë 2017, krahasuar me tremujorin e parë 2016, edhe pse kjo rritje rezulton shumë e vogël.
Rënien më të madhe të numrit të lindjeve gjatë kësaj periudhe e paraqet qarku i Beratit me 14,3 %.

Numri i vdekjeve për tremujorin e parë 2017 rezulton 6.031, duke shënuar një rritje prej 2,6 %, krahasuar me tremujorin e parë 2016.

Numri më i madh i vdekjeve regjistrohet në qarkun e Tiranës me 1.448 vdekje duke shënuar një rritje prej 6,3 %, në krahasim me tremujorin e parë 2016.

Numri i vdekjeve është rritur pothuajse në çdo qark në tremujorin e parë të vitit 2017 në krahasim me tremujorin e parë 2016.

Rritja më e madhe është regjistruar në qarkun e Dibrës me 7,8 %. Qarku i Elbasanit shënoi rënien më të madhe të numrit të vdekjeve me 2,7 %, pasuar nga qarku i Shkodrës me 0,9 %, krahasuar me tremujorin e parë 2016.