Cpo ndodh në Arabinë Saudite, më në fund gratë lejohen…

Për herë të parë në historinë e vendit, mbreti Salman i Arabisë Saudite nxori një dekret, përmes të cilit lejon femrat që të ngasin makinën. Mediat vendase kanë bërë me dije se ministritë do të përgatisin një raport për këtë çështje brenda 30 ditësh dhe urdhri i mbretit do të implementohet deri në qërshor të vitit 2018.

Arabia Saudite është vendi i vetëm në botë që nuk lejon femrat të drejtojnë makinën. Edhe pse ka patur përpjekje të përhershme për ta ndryshuar këtë, shumë gra kanë përfunduar të burgosura pasi kanë shkelur rregullin.

Vetëm tani, mësohet se dekreti mbretëror bën të mundur krijimin e rregulloreve të reja, përfshirë dhënien e patentave për vajzat. Ky vendim, u përshëndet nga departamenti amerikan i shtetit, si shenjë pozitive drejt progresit.