Ç’po bën Linda në SHBA?

loading...

5b42f_LINDA1

loading...
Linda Halimi gjatë karrierës në Shqipëri ka pasur mjaft probleme. Ajo është përjashtuar nga festivale të rëndësishme muzikore, për shkak se ka denoncuar ”parregullsi” të bëra në prapaskene apo edhe për vonesat në prova.
Por, si për ironi të fatit, këngëtarja brilante e skenave shqiptare, falë talentit të jashtëzakonshëm, ia ka dalë të këndojë në një prej ngjarjeve më të rëndësishme në “Hollywood’ këtë javën e fundit. Ceremonia e nderimit me yllin në bulevardin e famës për Berry Gordy, Presidentin e “Motown Records”, e ka vendosur vajzën simpatike përballë emrave të tillë si: Stevie Wonder, Aretha Frankli, Alicia Keys, Mariah Carey etj
Aktualisht ajo është në New York, ku sapo ka përfunduar videoklipin e ri, që po editohet në studiot e montazhit dhe që pritet të prezantohet së shpejti. /LajmeOnline/

loading...