Cozman i dhuron Tunës vilë luksoze

Edhe torta ishte simpatike ashtu siç ajo e do, me “zog”.
Ashtu e lumtur dhe skajshmërisht e dashuruar me kolegun e saj në duet, Cozman, ajo ka festuar ditëlindjen e saj të 28-të, madje dhe torta ishte simpatike ashtu siç ajo e do, me “zog”. E kuptuat besoj se për kë është fjala, këngëtarja Altuna Sejdiu ka festuar fundjavën e kaluar ditëlindjen në Prishtinë, ku ka qenë e rrethuar, përveçse me të dashurin e saj, reperin Cozman, edhe me grupin “Baba Stars”.

Madje, krijuesi i këngës “Fenix”, Getoar Selimi, ka menduar që edhe torta të jetë e tillë. Por Tuna dhe fama e saj absolute, sidomos në Prishtinë, ka bërë që të mendojë më seriozisht edhe për jetesën e saj që të mos shkojë vetëm nëpër hotele, transmeton Panorama.

Mësojhet se Tuna dhe i dashuri i saj janë duke parë për një shtëpi luksoze në zonën që quhet në Prishtinë “Fshati turistik”, ku për të pasur aty një shtëpi duhet të kesh shuma të majme parash në llogari. Ne urojmë që kjo lidhje, kur mendohet edhe për të bashkëndarë një shtëpi të tillë, të jetë serioze për çiftin.