Corvette ZR1 me 700 kuaj fuqi

Corvette ZR1

Gjenerata e re e Corvette me të drejtë do ta bartë titullin e Corvette-s më të fortë në histori. Këtë epitet ia siguron motori i ri 6.2 litërsh LT1 V8 me injektim direkt të karburantit i cili siguron 450 kuaj fuqi dhe moment rrotullimi prej 610 Nm.

Por ky motor do të mbetet nën hije të atij 7.0 litërsh V8, i cili do ta lëviz versionin ZR1 të gjeneratës C7. sipas informatave të zbuluara, Chevrolet Corvette ZR1 do të ketë hiq më pak se 700 kuaj fuqi. Kjo është arritur pasi motori aktual atmosferik V8 i cili prodhon 600 kuaj fuqi, me futjen edhe të kompresorit, do ta rris forcën në 700 kuaj fuqi.

Para se të dalë në treg ky model, Chevrolet fillimisht do ta prezantoj variantin Z06, i cili gjithashtu do të jetë mjaft i fuqishëm.