Conte dorëhiqet nga stoli i Juventusit. Agnelli: E nisim nga zero

0Lajm bombastik në shtëpinë e “Zonjës së Vjetër, ikën Antonio Conte. Pas një 3-vjetësh bashkëpunimi, Antonio Conte nuk është më trajneri i Juventusit. Një lajm bombastik që ka habitur çdo sportdashës dhe këtu nuk përjashtohen as ata bardhezinj që duhet të kenë mbetur të shokuar nga ky zhvillim.

Mësohet se arsyeja e largimit të Contes ishin përplasjet me drejtuesit e klubit mbi merkaton. Tekniku synonte të ndryshonte modul këtë sezon duke kaluar nga 3-5-2 në 4-3-3 dhe i kishte shprehur presidentit Agnelli dëshirën për të patur në ekip Cuadrado e Sanchez të cilët duket se sdo të vijnë ndërsa një tjetër përplasje është ajo për Arturo Vidal. Për këtë të fundit shoqëria i kishte premtuar qëndrimin por oferta joshëse e Man. United duket se ka bindur Juven të shesë lojtarin.

Conte ishte në vitin e fundit të kontratës me Juven por tani këta të fundit duhet të nisin sezonin e ri duke kërkuar një trajner të ri…

* * *

Dorëheqja e Antonio Contes ka ardhur si rrufe në qiell të hapur në shtëpinë e Juventusit. Dorëheqja e Antonio Contes ka ardhur si rrufe në qiell të hapur në shtëpinë e Juventusit. Përmes një letre të hapur, presidenti Agnelli shpreh trishtimin për largimin, por edhe mirënjohje për punën e suksesshme të ish trajnerit.

“I dashur Antonio. Ishe një lider i madh për djemtë tanë dhe ky lajm më ka trishtuar pafundësisht. Mendoj për tre vitet që kemi kaluar bashkë, tre vjet që kanë shërbyer për të shkruar historinë e kësaj shoqërie me tre tituj kampionë radhazi, dy Superkupa Italiane, por mbi të gjitha me rritje të jashtëzakonshme të ekipit”.

Letra e Agnellit përfundon me një faleminderim për gjithçka në adresë të Contes dhe me zotimin se për Juventusin, sezoni i ri do të nisë nga zero, me zero pikë dhe zero fitore, ashtu si skuadrat e tjera. Me dorëheqjen e tij i ka habitur të gjithë ish tekniku që e riktheu Zonjën e Vjetër drejt majave të futbollit. Për Gigi Buffon, largimi i Contes është një humbje e madhe, megjithatë puna e tij nuk do të zhduket, por do të jetë ende e pranishme te bardhezinjtë. Ndërkohë ish drejtuesi i Juves, Luciano Moggi beson se skuadra do të vazhdojë të luftojë për tituj, edhe në mungesë të Contes.

I surprizuar si të gjithë nga ky divorc krejt i papritur, Moggi tha se tentoi ta telefonojë për të marrë vesh arsyet e dorëheqjes, por Conte nuk i është përgjigjur.