Çokollata ndalë shtimin e peshës

loading...

loading...
Për shumë kohë çokollata ka shërbyer si burim i fitimit të peshës, por nga hulumtimet e reja është bërë e ditur se ajo ndihmon në dobësim dhe ndalon diabetin e shkallës së dytë.

Shkencëtarët kanë gjetur se një antioksidant në çokollatë mund të ndalojë shtimin e peshës dhe ndihmon në uljen e sheqerit në gjak.

Hulumtuesit kanë thënë se ata gjithashtu kanë gjetur fakte se ngrënia e çokollatës së zezë mund të përmirësojnë mënyrën e të menduarit, të zbutin apetitin dhe shtypjen e gjakut.

Studimet e fundit, të publikuara në Journal of Agricultural and Food Chemistry, pohojnë se një antioksidant i kakaos mund të ndalojë shtimin e peshës dhe të ulë nivelin e sheqerit në gjak.
Doktori Andrew Neilson dhe kolegët e tij kanë sqaruar se kjo mundësohet nga një përbërës bazik i kakaos që është më i pasuri me flavanol.

Kjo sipas tyre është një gjë e mirë sepse antiokisdantët që kanë flavanol kanë treguar se ndihmojnë në luftimin e peshës dhe diabetit të shkallës së dytë./koha/LajmeOnline/

loading...