CNN Albania A New Mediterranean Love nder sloganet me te keqinj ne bote (Video)

loading...

‘Albania A New Mediterranean Love’ është një nga sloganët më të këqinj në botë. Klasifikimi vjen nga CNN i cili rendit disa nga sloganët më të këqinj të fushatave publicitare turistike në të gjithë botën. ‘Albania – A new Mediterranean Love’ / ‘Shqipëria – një dashuri e re mesdhetare’ i ka paraqitur publikut nëpërmjet tre spoteve të transmetuara ndër të tjera edhe në CNN imazhe dhe filmime të përzgjedhura nga i gjithë vendi.Sipas redaktorëve të CNN Shqipëria një nga vendet më të varfra të Europës ende nuk është pjesë e listave e deshirave të vendeve që duhen vizituar. CNN sugjeron; duke qenë se vendi ka qenë i izoluar thuajse në të gjithë pjesën e dytë të shekullit të 20-të mund të kishte një slogan tjetër “Shqipëria akoma nuk e dini ku jemi” Pjesë e këtij klasifikimi janë edhe vende si Australia Kolumbia Sllovenia Kanadaja Makau dhe Greqia.“Albania A New Mediterranean Love”

loading...