Ç’ndodh kur 15 mijë krokodilë bredhin të lirë…

Capture

Pronari i një ferme në Afrikën e Jugut është detyruar nga fryrja e lumit Limpopo të hapi dyert e fermës së vet. Menjëherë pas kësaj, rreth 15 mijë krokodilë kanë dalë të lirë nëpër gjithë pjesën veriore të vendit.

Pronari i fermës ‘Rakwena Crocodile Farm’ tha për “The Telegraph” se pavarësisht se një pjesë e krokodilëve janë gjetur dhe janë rihapur, ende shumë prej tyre janë të lirë gjithandej duke u bërë një rrezik i madh për shumë njerëz.

“Dikur ka pasur shumë pak krokodilë në lumin Limpopo, por këto kohët e fundit ata janë shtuar jashtëzakonisht shumë”,- tha dhëndëri i pronarit, Zane Langman

Për fat të keq, jo më larg 75 milje më tutje ndodhet një shkollë regbie dhe rreth një muaj më parë një djalë australian u rrëmbye nga një krokodil.