Ç’moshë do thoshit që ka Tina Turner

loading...

f1_12tina1363102054

loading...
E ka shijuar suksesin për dekada të tëra që kur u bë e famshme në fillim të viteve ’60, por kjo nuk do të thotë që Tina Turner nuk është më e vlefshme për kopertina revistash. Revista ‘Vogue’ nuk e ka pasur kurrë protagoniste kryesore këngëtaren amerikane dhe ka vendosur që për herë të parë ta fotografojë në moshën 73-vjeçare.

Edhe pse është shumë më e vjetër se shumica e modeleve të kopertinave, Tina Turner duket e mrekullueshme në versionin gjerman të revistës.

Tina Turner bëhet kështu femra më e vjetër që ka pozuar për revistën ‘Vogue’. Më parë rekordi mbahej nga Meryl Streep, kur pozoi për versionin amerikan të revistës në moshën 62-vjeçare, vitin e kaluar, transmeton TCH.

Tina Turner ka shitur rreth 200 milionë albume gjatë karrierës së saj dhe ka fituar 4 çmime Grammy. Tina Turner është tërhequr nga jeta publike në vitin 2009 dhe aktualisht jeton në Zvicër me partnerin e saj Erwin Bach.

loading...