Çmimi i Madh i Kinës, triumfon Hamilton

181211

Piloti i Mercedes, Luis Hamilton është fituesi i Çmimit të Madh të Kinës, në Formula 1, duke dominuar garën nga fillimi deri në fund. Mercedes tregoi edhe njëherë se është një hap përpara nga rivalët, me Hamilton në vendin e parë, dhe pilotin tjetër, Nico Rosberg në vendin e dytë. Kjo është hera e tretë për këtë kampionat, që Hamilton dhe Rosberg ngjiten në vend të parë dhe të dytë.