Çmimi i” frikshëm”, zbulohet sa kanë kushtuar këpucët e nusërisë së Marinës

Mbrëmja e djeshme ishte një ditë e veçantë për Marina Vjollcën dhe Getoar Selimin, të cilët kurorëzuan në martesë dashurinë e tyre.

E ndërsa dasma ka përfunduar, fansat e çiftit janë kureshtarë të mësojnë edhe ndonjë detaj, e sidomos sa i takon shpenzimeve.

Ajo që është mësuar deri më tani, është çmimi i këpucëve të nuses, të cilat ishin të markës Jimmy Choo dhe kushtonin plot 1495 euro.

Kujtojmë se të njëjtën markë kishte zgjedhur edhe Xhensila në dasmën e saj, por me një çmim akoma dhe më të lartë, atë të 3495 eurove.