Çmim i pabesueshëm për fanellat e reja të Shqipërisë (Foto)


Fanellat e reja të Kombëtares shqiptare të futbollit pritet të kushtojnë më shtenjtë se ato të shumë vendeve pjesmarrëse në “Euro 2016”.

Sipas mediave britanike, fanella e Kombëtares kuqezi lë pas vende si Italia, Spanja, Anglia, Rusia e të tjera, shkruan “Panorama-Sport”.
“Mirror” thotë se fanellën e re më të shtrenjtë e ka skuadra suedeze, e ndjekur nga Austria, Belgjika, Gjermania dhe në vendin e pestë vjen Shqipëria (61.2 paund).
Në fund të muajit janar Federata Shqiptare e Futbollit publikoi kontratën e re me kompaninë “Macron”. Në të njëjtën kohë, FSHF tregoi edhe dizenjimin e ri të fanellave të Kombëtares.
“Vetëm 14 nga 24 ekipet që marrin pjesë në “Euro 2016″ do të sheshin fanellat e reja të tyre përmes dyqaneve online në kohën kur ato do të prodhohen”,-shkruan gazeta britanike.
sh1

sh2

sh3